Restaurohet qendra historike e Vlorës, ndërhyhet në 68 objekte NULL NULL 18.01.2019 13:14 18.01.2019 13:14 Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit të Vlorës. Projekti pritet të përmbyllet vetëm me restaurimin e objekteve në sezonin turistik të këtij viti, ndërsa më pas do të vijohet edhe me restaurimin e rrugicave të zonës historike. Kreu i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Erion Hamataj konfirmon edhe numrin e objekteve që janë shembur, shkruan Top Channel. Në total janë 40 objekte të klasifikuara për t’u shembur, nga të cilat 35 janë shembur tashmë, ndërsa 5 të tjera, kryesisht shtesa dhe rrethime, pritet të shemben. Projekti i restaurimit të qendrës historike të Vlorës ka nisur në shtator të vitit 2017, ndërsa vlera e investimit shkon në rreth 322 milionë lekë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.