Reshitaj: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës janë heroinat e shtetit tonë NULL NULL 07.12.2017 16:56 07.12.2017 16:56 Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në përmbylljen e fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në ceremoninë e prezantimit të të gjeturave të kësaj fushate, ajo e ka vlerësuar si hap të madh dhe të rëndësishëm këtë fushatë në drejtim të integrimit të kësaj kategorie në shoqëri dhe trajtimit të duhur institucional që kjo kategori meriton. “Gruaja ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit, janë nënat shqiptare ato që rritën dhe ia falën Kosovës djemtë dhe vajzat më të mira, janë ato që luftuan kundër të keqes për një të ardhme më të mirë për fëmijët e te tyre, vuajtjet e të cilave nuk po përfundojnë as sot”, ka deklaruar Reshitaj. Ministrja ka thënë se memoria kolektive për to nuk duhet të lihet e paartikuluar dhe e painstitucionalizuar. “Sakrificat e tyre do të shërbejnë si edukim për qëndresën njerëzore edhe për shumë breza të ardhshëm. Ato janë heroinat e shtetit tonë, ato meritojnë para së gjithash respekt, njohje dhe trajtim institucional, meritojnë përkrahje sistematike, punësim e pjesëmarrje të barabartë në institucione”, është shprehur ministrja Reshitaj. Ministrja e Mjedisit ka vlerësuar vendimin e kësaj Qeverie për caktimin e pensionit për këtë kategori duke kërkuar që si shoqëri të angazhohemi më shumë për një jetë dinjitoze për këtë kategori, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024