Reperi i njohur amerikan, që bashkëpunoi me Elvana Gjatën rrezikon 15 vite burg NULL NULL 11.12.2018 11:02 11.12.2018 11:02 Ty Dolla Sign është reperi i njohur amerikan, i cili solli hitin “Off Guard” me këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ai tashmë mund të jetë pranë burgosjes, pasi është i përfshirë në rrjetin e drogës, transmeton “Panorama”. TMZ shkruan se Ty Dolla Sign do të përballet me tri akuza të rënda, të cilat janë posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit. Gjithashtu bëhet e ditur se nëse gjykata vendos ta shpallë fajtor reperin, ai mund të dënohet me 15 vite burg. Ndërkohë arrestimi i tij u bë më 5 shtator nga policia në Atlanta, të cilët gjetën drogë në çantën e tij. Por deri tani nuk është përcaktuar data kur do dalë në gjyq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.