Rekordi që e mbajnë Ronaldo e Kroos NULL NULL 17.12.2017 10:32 17.12.2017 10:32 Triumfi i Real Madridit ndaj Gremios në finalen e Kupës së botës për Klube i ka sjellur disa rekorde historike si klubit ashtu edhe disa lojtarëve që pas këtij triumfi futen në librat e historisë. Janë dy lojtarët, Cristiano Ronaldo dhe Toni Kroos, që pas këtij triumfi kanë fituar nga katër herë Kupën e botës për Klube në karrierën e tyre, rekord që asnjë lojtarë nuk e kishte arritur më parë në historinë e International Cup. Cristiano e kishte fituar këtë trofe me Manchester United në vitin 2008 dhe me Real Madridin gjatë tri viteve: 2014, 2016 dhe 2017. Ndërsa Kroos gjithashtu trofeun e parë e kishte fituar me Bayernin në vitin 2013, pastaj me Real Madridin gjatë tri viteve: 2014, 2016 dhe 2017. Pas tyre, vijnë lojtarët si: Cafú, Maldini, Iniesta, Alves, Pique, Messi dhe Busquets që e kanë fituar nga 3 herë në karrierën e tyre këtë trofe. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.