21:16, 20 Prill 2017

Në QKUK është kryer një operim laparoskopik që ka thyer një rekord.

Rekordi nuk është shënuar në kohëzgjatjen e operimit, por në gjatësinë e tëmthit (idhëzës) që është 22 cm e që i afrohet edhe rekordit botëror – 25.5 cm.

Këtë e ka bërë të ditur kirurgu dr. Salih Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Pacientja e operuar sot në Qendrën Laparoskopike në Prishtinë, nga dr. Salih Krasniqi dhe dr. Besim Sermaxhaj, kurse anesteziologe dr. Sebahate Gashi. Kjo paciente është operuar për shkak të gurëve në idhëz te e cila gjatësia e idhëzës ishte 22 cm, më e gjata deri më sot në QKUK dhe i afrohet rekordit botëror që është 25.5 cm”, ka shkruar dr. Krasniqi.

Ai poashtu ka bërë me dije se ky operacion është kryer me laparoskopi dhe ka përfunduar me sukses.

18056328_639656686233289_3489354953868841244_o

 

 

Interesante