Rekord i zi nga Curry, 11 dështime për tre pikë NULL NULL 28.02.2017 11:48 28.02.2017 11:48 Kevin Durant realizoi 27 pikë në rikthimin e tij derisa te Golden States Warriors, Stephen Curry realizoi rekordin më të keq në karrierë, në gjuajtjen për tre pikë. Golden States fituan me rezultat 119 – 108 kundër Philadephia 76ers të hënën mbrëma, shkruan global.nba, transmeton Klan Kosova. Curry nga 11 gjuajtjet që pati për tre pikë, nuk arriti që të realizojë asnjë. Kjo bëri që ai të tejkalojë edhe rekordin e zi të mëparshëm kur nga e njëjta pozitë nuk kishte shënuar asnjëherë nga dhjetë tentimet më 4 nëntor kundër Lakers. Dy herë mbajtësi i titullit MVP hyri në ndeshje si numri një, me një margjinë prej 231 trepikësheve të realizuar këtë sezonë. Pavarësisht kësaj Curry pati 19 pikë, duke realizuar shtatë nga 12 tentimet për dypikësh dhe qëlloi të gjitha pesë gjuajtjet e lira. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.