Rekord i ri në basketbollin shqiptar, arrihet fitore 207 – 40 (FOTO) NULL NULL 02.04.2017 16:09 02.04.2017 16:09 Ka përfunduar sezoni i rregullt në basketboll për meshkuj në Shqipëri, por edhe pse ishte një javë formale e Superligës (e 20-ta), ajo ka vendosur një rekord në historinë e basketbollit shqiptar. Skuadra e Tiranës ka realizuar 207 pikë në koshin e Flamurtarit për 40 minuta lojë, gjë që nuk e sheh as në kampionatet elitare apo NBA. Por kjo ka ndodhur realisht sot në “Fahrie Hoti”, ku Tirana fitoi 207-42 ndaj Flamurtarit (periodat: 47-9, 53-6, 63-7, 44-20), një përballje mes dy ekipesh që ndodhen në skajet e renditjes. Një rezultat që askush nuk e kishte imagjinuar, por që erdhi nga presingu i vazhdueshëm që bardh e kaltrit ushtruan gjatë gjithë 40 minutave lojë në gjysmëfushën vlonjate. Jo vetëm kaq, por miqtë kishin ardhur me një ekip të ri, duke qenë se sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë. Kjo bëri që Tirana të ishte gjatë gjithë kohës në sulm dhe ka realizuar 36 gjuajtje të sakta nga distanca, shkruan telesport.al. Shënuesi më i mirë ishte Reldi Durrësi me 35 pikë, ndërsa Eldi Hysa realizoi “triple-double” (20 pikë, 13 rebaund e 13 asist). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.