Rekord i jashtëzakonshëm i futbollisteve të Hajvalisë, mposhtin Vizionin 38:0 (VIDEO) NULL NULL 12.11.2017 20:29 12.11.2017 20:29 Në këtë javë është arritur edhe rezultati më i thellë ndonjëherë në futbollin kosovar dhe jo vetëm. Klubi i futbollit të femrave, Hajvalia ka demoluar rivalet e Vizionit që vijnë nga Ferizaj duke i mposhtur me rezultat të thellë 38-0, transmeton Telegrafi. Kjo fitore për vashat e Hajvalisë ishte edhe më e ëmbël pasi e thyen rekordin e rivalëve të tyre nga Mitrovica. Ditë më parë KFF Mitrovica e kishte mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 26-0 duke vendosur rekord në futbollin kosovar, por tanimë ky rekord nuk ka vlerë i tyre. Në këtë lojë është vendosur edhe një rekord tjetër nga futbollistja Zelfije Bajramaj. Ajo ka shënuar plotë 18 gola për 90 minuta lojë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.