Rekomandimi pozitiv për vizat – ngjarja më e madhe në vitet e fundit NULL NULL 18.07.2018 18:31 18.07.2018 18:31 "Kjo është ngjarja më e madhe në disa vitet e fundit. Kjo nuk nënkupton që ta marrim bajrakun për punën e bërë. Ky është proces shumë serioz dhe jam i lumtur që vlerësimi është shumë decidiv. Kjo nuk është rrjedhojë e punës së një qeverie, por në vitin e fundit është bërë punë e madhe" Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për çështjen e vizave është lajmi më i mirë që vendi ka marrë në vitet e fundit. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka nënvizuar se pret që procesi të finalizohet në një afat jo të gjatë kohor, për shkak se deklarata e KE-së ka dhënë me tone shumë pozitive reformat që janë bërë nga institucionet e vendit. “Kjo është ngjarja më e madhe në disa vitet e fundit. Kjo nuk nënkupton që ta marrim bajrakun për punën e bërë. Ky është proces shumë serioz dhe jam i lumtur që vlerësimi është shumë decidiv. Kjo nuk është rrjedhojë e punës së një qeverie, por në vitin e fundit është bërë punë e madhe”. “Procesi i liberalizimit është proces shumë teknik, që vlerësohet në secilën pikë nga Komisioni Europian. Puna e madhe në të gjitha shkallët, sidomos nga Policia e Kosovës, që është e para në rajon për veprimet e marra në luftimin e migrimit të parregullt, ka bërë që të vihet deri këtu”. “Tani na pret një proces shumë serioz, shumë i përgjegjshëm, për t’i përmbushur edhe punët tjera, që janë kryesisht të natyrës politike”. “Deklaratat e fuqishme nuk bëhen në raport zyrtar pa qenë të përmbushura qind për qind obligimet. Vendimi i Komisionit Europian nuk ka lënë pezull asgjë. Sot komisioneri ishte shumë i qartë, që Ballkani Perëndimor nuk do të lihet anash”. “Rekomandimi është i qartë dhe atij nuk do t’i ikin as Parlamenti as Këshilli. Përveç nëse ne bëjmë ndonjë gabim shumë të madh, e unë e di që kryeministri është shumë i përkushtuar për ta përfunduar këtë punë”. “Ne i kemi evidentuar shtetet skeptike, ato që janë krejtësisht për dhe individët që mund të kenë ndikim. Që ta them të vërtetën, nuk ka ndonjë pozicion krejtësisht kundër, por ka skepticizëm. Do të punojmë ngushtë me të gjithë, me shtetet veç e veç, me deputetët e Parlamentit Europian dhe do të bëjmë fushatë vetëdijesuese në fund”./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 21 minuta më parë