Regjistrimet në universitete, në Tiranë janë ende 1020 vende bosh NULL NULL 13.09.2017 16:26 13.09.2017 16:26 Regjistrimet për raundin e parë të pranimeve në universitete përfunduan më 11 shtator. Por, sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, ky raund nuk i mbyll shpresat e maturantëve, por hap një raund tjetër në varësi të kuotave të mbetura bosh për fazën e dytë të aplikimeve. “Për raundin e dytë në UT kemi 1020 kuota bosh. Fakulteti i Shkencave Sociale 179, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 282, Fakulteti i Drejtësisë 30, Ekonomia 96, Histori dhe Filologjia 102, Gjuhët e Huaja 229”, shprehet Mynyr Koni rektor UT. Sipas Konit, në këtë fazë të parë në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 82% e maturantëve, 4 herë më shumë se vjet, por trendi i degëve të preferuara mbetet i njëjtë, shkruan Top Channel “Programi me më shumë interes është drejtësia. 96 % Drejtësia. Financa 97.5%. Përveç sasisë kemi edhe cilësi. Studentët e fundit të regjistruar kanë nota mesatare mbi 8”, shprehet rektori. Regjistrimet për raundin e dytë fillojnë më 15 shtator, por rektori i UT u kërkon maturantëve të bëjnë kujdes. “Ato kanë të drejtë për aplikim të ri, nuk është e thënë më të zgjedhin të njëjtat degë, duhet të zgjedhin ato ku kanë më shumë shanse për të fituar”, thotë rektori Mynyr Koni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme 4 minuta më parë
Kosova PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër 5 minuta më parë
Kosova Dyshohet se referoi pacientë në klinikë private, gjinekologu Sebajdin Gjini e mohon (VIDEO) 5 minuta më parë