20:20, 16 Prill 2018

Dëbimi i mijëra shqiptarëve nga shtëpitë dhe qyteti i tyre mbetet pamja më e trishtë për regjisorin dhe dramaturgun mitrovicas, Qemajl Sokolin.

Dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica, për Sokolin është një ndër terroret më të rënda që serbët bënë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Gjithë tmerret e 19 viteve më parë i përjetuan i madh e i vogël,  pasi nuk u kursyen as  fëmijët as gratë shtatzëna e as pleqtë,të cilat Sokoli i krahason me “Golgotën biblike”.

Kësisoj, ky përjetim i dhimbshëm, kujtohet nga qytetarët e Mitrovicës, çdo 16 prill, duke shkuar si grup në Kukës, në shenjë falënderimi për banorët e atjeshëm që i pranuan 19 vjet më parë.

Kronikë nga Dafina Jegeni.