Refuzohet kërkesa e Serbisë që Kosova të hiqet nga agjenda e Interpol NULL NULL 19.11.2018 17:00 19.11.2018 17:00 Serbia ka shënuar dështimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpol. Atyre iu është refuzuar një kërkesë e bërë që votimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të hiqet nga agjenda. Burime të B92 kanë thënë se kjo kërkesë e Serbisë, ka qenë e përkrahur edhe nga Kina, Spanja, Qiproja, Argjentina dhe Suriname, përcjell Klan Kosova. Por që ajo është hedhur poshtë dhe se vendet anëtare të Interpol nesër kanë mundësinë vetëm që ta përkrahin ose jo anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të sigurisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024