22:46, 21 Gusht 2017

Angela Merkel Muhammed është një vajzë e sapolindur në Gjermani, transmeton Klan Kosova.

Prindërit nga Siria, kanë thënë, se arsyeja se pse i kanë vënë këtë emër vajzës së tyre, ka qenë si shenjë nderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila me anë të politikave të saj, iu ka mundësuar nisjen e një jete të re në Gjermani, më 2015.

Në vitin 2015, kancelari hapi kufijtë e Gjermanisë për azilkërkuesit që kishin ikur nga lufta në vende si Iraku dhe Siria, një lëvizje që fitoi lavdinë e saj shumë ndërkombëtare.

Familja siriane, jeton në Gjermani për dy vjet.

Por kjo foshnje, nuk është  nuk është e vetmja që mban këtë emër, pasi edhe një tjetër familje siriane që ka kërkuar azil në Gjermani, e ka emëruar vajzën e saj me po të njëjëtin emër.

 

Interesante