Refugjatët sirianë refuzojnë azilin në Shqipëri NULL NULL 05.05.2016 17:44 05.05.2016 17:44 16 refugjatët sirianë të ndaluar një ditë më parë në Kapshticë refuzojnë azilin në Shqipëri. Ata kërkojnë rikthimin në Greqi. Pasi u morën në pyetje nga autoritetet shqiptare të policisë kufitare, refugjatët thanë se nuk kishin qëllim të qëndronin në Shqipëri, por vetëm për të kaluar tranzit, në mënyrë që më pas të shkonin në Gjermani. Momentalisht ata janë sistemuar tek qendra e mbyllur për shtetasit e huaj që hyjnë në mënyrë të parregullt në kufi, në Kareç të Vorës./Lapsi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 21 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 54 minuta më parë