Receta kineze që iu jep shkëlqim flokëve NULL NULL 16.12.2018 12:00 16.12.2018 12:00 LONGJI, CHINA - MAY 06, 2009: Unidentified women brush and style hair in Longji, China. Women of Red Yao people living in Longji Yao village circa Guilin, China have one of the longest hair in the world. Gratë kineze janë të popullarizuara për lëkurën e tyre të pastër dhe flokët më plot shkëlqim. Sekreti i tyre për flokë kaq të gjata e të shndritshme vjen nga një fshatë në Kinë i quajtur Huangluo, që ndryshe njihet si fshati i flokëve të gjata, njofton Klan Kosova. Pjesa dërrmuese e grave në këtë fshatë kanë flokë të gjata më shumë se një metër e gjysmë. Pasi që flokët e gjata për to simbolizojnë jetëgjatësinë, shëndetin dhe fatin e mirë, në të kaluarën ka qenë e ndaluar që dikush jashtë familjes të shihte flokun e gruas. Dhe kjo recetë e famshme dhe magjike ka të bëjë me një filxhan oriz i cili pastrohet më pas vendoset në një tas me ujë dhe përzihet orizi për 15 minuta, pastaj duhet mbyllur ena në mënyrë hermetike dhe të lihet në temperaturën e dhomës për dy ditë deri sa të fillojë të fermentohet. Pasi të fermentohet duhet të vlohet dhe të lihet të ftohet në mënyrë që të jetë i gatshëm për shpëlarjen e flokëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.