19:06, 12 Janar 2019

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit të armatosur midis forcave të sigurisë dhe disa personave të armatosur të cilët sulmuan stacionin e Policisë në Herat të Afganistanit.

Autoritetet kanë raportuar se dy persona të armatosur kanë vrarë tre police, një civil dhe një fëmijë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa pjesëtarët e Forcave Kombëtare të Sigurisë afgane kanë arritur ta ndalojnë një automjet të mbushur me eksploziv në vendin e ngjarjes.

Deri tani asnjë grup militantë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer.

klankosova.tv