Reali s’heq dorë nga Alaba NULL NULL 25.08.2016 10:00 25.08.2016 10:00 Skuadra e Zinedine Zidane e sheh 23 vjeçarin si zëvendësim të përsosur për Marcelo, por skuadra gjermane nuk do të negociojë për një ofertë më të vogël se 80 milionë euro. Real Madrid ka rritur ofertën për David Alaba, pasi mbrojtësi shihet si ideal për zëvendësimin e Marcelo. Herën e parë spanjollët kishin ofruar 50 milionë euro, ndërsa tashmë atë ofertë e kanë rritur edhe për 15 milionë të tjera, apo në 65 milionë euro. Skuadra nga Bundesliga është e vendosur të mos e lë të largohet përfaqësuesin e Austrisë, kontrata e të cilit nuk skadon deri më 2021. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.