Reali këmbëngul për Mbappe, më në fund ai u kthen përgjigje NULL NULL 16.07.2018 15:00 16.07.2018 15:00 Boshllëku që Cristiano Ronaldo ka lënë te Real Madridi është i madh dhe klubi po përpiqet për të gjetur një zëvendësues. Ndër objektivat kryesore të Real Madridit ishte ylli 19 vjeçar i PSG-së, Kylian Mbappe. Real Madrid vazhdimisht po këmbëngul për të marrë shërbimet e tij sidomos pas paraqitjes fantastike që Mbappe bëri në Botëror. Por mesa duket një transferim i tillë nuk do të ndodhë pasi Mbappe e ka bërë të qartë se ai është i lumtur në Paris. “Është vetëm filimi për mua dhe jam në hapat e parë. Dua të qëndroj këtu dhe të vazhdoj rrugën që kam nisur. Jam një lojtar i PSG-së dhe nuk largohem” ka deklaruar ai. /Albeu.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë