Reali akomodohet në hotelin që i sjell fat në Mynih NULL NULL 24.04.2018 12:29 24.04.2018 12:29 Real Madridi do të qëndrojë në “Hilton Park Hotel” në Mynih të Gjermanisë para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munchen-it. Ata kishin qëndruar në po këtë hotel më 2014, kur e kishin deklasuar Bayern-in me rezultat 0:4, dhe ku kishin fituar 2:1 në çerekfinalet e vitit të kaluar. Në të dyja rastet, klubi madrilen kishte shkuar në raundin tjetër dhe kishte arritur më pas që ta rrëmbejë Ligën e Kampionëve. Kampionët në fuqi të Evropës arrijnë sot në qytetin gjerman, dhe do të akomodohen te ky hotel, e tek pastaj do të shkojnë në “Allianz Arena” për të stërvitur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.