Skuadra kampione e Spanjës dhe Europës është gati të ofrojë tre futbollistë, për të siguruar nënshkrimin me asin anglez të Spurs

18:31, 12 Tetor 2017

Real Madrid është gati të ofrojë Gareth Bale, Luka Modriq dhe Karim Benzema, për të transferuar sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.

Sulmuesi i Spurs ësthë një nga lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit sot, pasi ka fituar dy herë radhazi Këpucën e Artë të Premierligës, ndërsa këtë edicion ka tundur gjashtë rrjeta në shtatë përballje.

Los Blancos janë shumë të interesuar për ta pasur anglezin në Santiago Bernabeu dhe do të ofrojnë treshen në këmbim të nënshkrimit me të.

Interesante