23:47, 10 Gusht 2018

Real Madrid janë gati të hyjnë në negociata për sulmuesin e Interit,  Mauro Icardi.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Madridi ende nuk ka përfunduar transferimet e tyre në afatin kalimtar dhe dëshirojnë ta sjellin argjentinasin në Santiago Bernabeu për ta shoqëruar në sulm Karim Benzema-në, transmeton Klan Kosova.

Icardi e ka kuptuar se është në radar të Los Blancos që disa kohë, megjithëse klauzola e tij e blerjes është 100 milionë euro.

Përfaqësuesit e kampionëve evropianë janë në Romë, për të diskutuar transferimin e 25-vjeçarit, i cili ka realizuar 100 gola në 159 paraqitje në ligës për klubin e Interit,  që kur u bashkua nga Sampdoria.