10:44, 14 Shtator 2018

Real Madrid pas shkuarjes së yllit portugez, Cristiano Ronaldo tashmë është duke kërkuar një galaktikë të tjerë dhe për këtë ata kanë në dispozicion plotë 372 milionë euro.

Përveq 190 milionëve të vetat ata kanë edhe një kredi prej 182 milionëve, kështu thuhet në raportet e thesarit të klubit, raporton AS, përcjell Klan Kosova.

Los Blancos gjatë verës tentuan të transferonin, Kylian Mbappe dhe Neymar por që nuk ia dolën.

Madrilenët planifikojnë që vjetët e ardhshme të bëjnë më shumë shitje të lojtarëve se blerje, pasi që Florentino Perez planifikon të rinovojë stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.