20:56, 28 Maj 2016

Cristiano Ronaldo është përsëri heroi i Real Madrid, pasi ka shënuar penaltinë e fundit për të mposhtur Atletico Madridin dhe për të fituar kështu titullin e 11-të të Europës.

Ndërsa Zinedine Zidane u është bashkuar legjendave të pakta që e kanë fituar Ligën e Kampionëve si lojtar dhe si trajner – Zidane e ka fituar edhe si asistent-trajner.

Loja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, pas golave të Sergio Ramos për Realin e Yannick Ferreira-Carrasco për Atleticon, njofton Klan Kosova.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime, por asnjë nga ekipet nuk ka arritur të shënojë më.

Më pas gjithçka mbeti të vendoset në penalti.

Për Realin kanë shënuar që të gjithë lojtarët, duke filluar nga Lucas Vázquez, Marcelo, Bale, Ramos dhe në fund Cristiano Ronaldo.

Kurse për Atleticon kanë shënuar Griezmann, Gabi dhe Saul.

Real Madrid vazhdon të mbetet ekipi me më së shumti tituj të Ligës së Kampionëve dhe larg nga të gjithë.

Spanjollët tani kanë plotë 11 të tillë.

https://www.youtube.com/watch?v=9tDk58kk9oE


90 minuta lojë dhe dy vazhdime me nga 15 minuta nuk kanë mjaftuar që ta përcaktojnë fituesin në finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ndeshja pas kohës së rregullt dhe minutave shtesë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Për Realin ka shënuar në minutën e 15 Sergio Ramos, kurse për Atleticon, Yannick Ferreira-Carrasco në minutën e 79-të.

Kjo është hera e 17-të që një finale e Ligës së Kampionëve do të vendoset në penallti.


Nuk mjaftojnë 90 minuta, finalja shkon në vazhdime (VIDEO)

Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Real Madrid dhe Atletico Madrid ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, njofton Klan Kosova.

Tani do të kemi dy vazhdime nga 15 minuta dhe nëse as vazhdimet nuk e nxjerrin fituesin, atëherë gjithçka do të varet nga penalltitë.

Golin për Real Madrid e ka shënuar Sergio Ramos në minutën e 15, ndërsa për Atleticon ka barazuar Yannick Ferreira-Carrasco në minutën e 79-të.


Atletico nuk dorëzohet, barazon në 1:1 (VIDEO)

Atletico Madrid ka barazuar shifrat në 1:1 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid me golin e të riut Yannick Ferreira-Carrasco, njofton Klan Kosova.

Ligji i pashkruar në futboll ka funksionuar edhe sonte. Real Madrid nuk ka arritur të dyfishojë epërsinë edhe pse kishin shumë raste, ndërsa në anën tjetër shumë konkretë janë treguar lojtarët e Atleticos.

Yannick Ferreira-Carrasco, ka hyrë si zëvendësues në ndeshje dhe ka arritur të lë një impakt të madh, duke shënuar kështu edhe golin e barazimit në minutën e 79-të.

https://www.youtube.com/watch?v=uEFMAygFEB8


Antoine Griezmann humb penaltinë, Real mbetet në epërsi 1:0

Lojtari më i mirë i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka humbur penaltinë dhe kështu nuk ka arritur të barazojë shifrat në 1:1 kundër Real Madrid.

Pepe ka ndërhyrë në Fernando Torres dhe arbitri anglez, Mark Clattenburg, ka akorduar penalit, por që Griezmann nuk arriti ta konkretizojë shansin ideal për të barazuar shifrat.

Real mbete në epërsi me golin e Sergio Ramos në minutën e 15, njofton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=HXkRlYo52L4


Përfundon pjesa e parë, Real në epërsi 1:0 (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa parë e finales së Ligës së Kamionëve dhe Real Madrid është në epërsi ndaj Atletico Madrid me rezultat 1:0, njofton Klan Kosova.

Golin e epërsisë e ka shënuar qendërmbrojtësi, Sergio Ramos, i cili është bërë vetëm lojtari i pestë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar gol në dy finale të kësaj gare.

Ramos ka shënuar nga ndërprerja pas një krosimi në zonën e golit nga Toni Kroos.

https://www.youtube.com/watch?v=nrX6RVEJDeQ


Real kalon në epërsi, shënon Ramos (VIDEO)

Real Madrid ka kaluar në epërsi pas golit të shënuar nga qendërmbrojtësi, Sergio Ramos, njofton Klan Kosova.

Goli është arritur në minutën e 15 të takimit dhe tani Real udhëheqë 1:0 ndaj Atletico Madrid.

Ramos kishte shënuar golin e barazimit edhe para dy viteve në finale kundër Atleticos.

Ai u është bashkuar lojtarëve si Cristano Ronaldo, Lionel Messi, Samuel Eto’os e Raul, që kanë arritur të shënojnë gola në dy finale të ndryshme të Ligës së Kampionëve.

https://www.youtube.com/watch?v=nrX6RVEJDeQ


Fillon finalja mes Real Madrid dhe Atletico Madrid

Ka filluar ballafaqimi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Dy ekipet spanjolle do të mundohen të shënojnë fitore për t’u shpallur kështu ekipi më i mirë i Europës.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e Milanos në San Siro, ndërsa tribunat janë mbushur me adhuruesit e futbollit dhe fanatikët e dy skuadrave, njofton Klan Kosova.

Kjo ndeshje po përcillet me interesim të madhë në gjithë botën.

Këto dy ekipe ishin takuar edhe para dy vitesh, ku pas vazhdimeve kishte arritur fitore Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 4:1.

ronaldo

Interesante