Kampioni i Europës dhe botës është i interesuar ta ketë francezin në radhët e veta, ndaj me shumë mundësi do të tentojnë sërish të nënshkruajë me të

11:32, 17 Maj 2018

Real Madrid është gati të rinisë përpjekjet për transferimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe, para afatit kalimtar të verës.

Të Bardhët u munduan që ta transferojnë në radhët e veta edhe gjatë afatit kalimtar veror vjet, para se Mbappe të kalonte tek Paris Saint-Germain.

Por meqë në Parc des Princes ai ka shkuar vetëm si huazim dhe për nënshkrimin me të duhen paguar 180 milionë euro, Real shpreson se do ta bindë atë të kalojë në Santiago Bernabeu.

Interesante