Real i vendosur për blerjen e Hazard NULL NULL 17.02.2018 22:30 17.02.2018 22:30 Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi mbretëror është i gatshëm të paraqesë një marrëveshje shkëmbimi për Hazard, dhe presidenti dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e Belgjikës dhe i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtar Real Madrid është i gatshëm të diskutojnë edhe emrat e disa lojtarëve me Chelsea, në një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për yllin e tyre, Eden Hazard. Reprezentuesi i Belgjikës është një objektiv afatgjatë për gjigantët spanjollë dhe kjo gjë nuk është më një sekret. Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi mbretëror është i gatshëm të paraqesë një marrëveshje shkëmbimi për Hazard. Florentino Perez dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e Belgjikës dhe i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtar. Tre yje të Real thuhet se janë në mendjen e presidentit Perez për t’ia ofruar Bluve të Londrës si pjesë të marrëveshjes për transferimin e belgut. Mesfushori spanjoll Isco, sulmuesi nga Uellsi, Gareth Bale dhe francezi Karim Benzema janë lojtarët që mund t’i shtohen shumës së parave të gatshme për ta transferuar Hazardin në Santiago Bernabeu. Perez dëshiron të heqë qafe të tre yjet e Realit pasi është ngopur nga ta dhe ai është i etur për të përdorur njërin prej tyre për të përfunduar marrëveshjen për Hazardin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.