Real e do Kane me çdo kusht NULL NULL 27.02.2018 21:29 27.02.2018 21:29 Los Blancos janë shumë të interesuar ta transferojnë sulmuesin anglez, por çmimi i lartë i ka bërë të mendojnë për mundësi tjera të mbylljes së akordit Real Madrid është i vendosur ta transferojë Harry Kane këtë verë dhe do të ofrojë dy futboollistë për ta bindur Tottenham t’ia shesë sulmuesin. Skuadra spanjolle e di se anglezët duan rreth 200 milionë euro për ta shitur, por shpreson se do të paguajë më pak duke ofruar dy futbollistë. Karim Benzema pritet të jetë pjesë e ofertës së Los Blancos, por edhe mesfushori kroat Mateo Kovaçiq shihet si tjetër futbollist që mund të largohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.