Real dhe Chelsea merren vesh për Hazard? NULL NULL 01.08.2018 10:00 01.08.2018 10:00 Skuadra kampione e Europës ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës për transferimin e belgut, duke e bërë më të shtrenjtin futbollist që ka veshur fanellën e bardhë ndonjëherë Chelsea dhe Real Madrid kanë rënë dakord që Eden Hazard të transferohet në kryeqytetin spanjoll për 190 milionë euro. Të Bardhët janë të interesuar që veç Hazard ta blejnë edhe gardianin Thibaut Courtois, por marrëveshja e arritur përfshin vetëm sulmuesin. Hazard ka shënuar 89 gola dhe ka dhuruar 70 asistime në 300 paraqitje për Blutë, ndërsa pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë i skuadrës kampione të Europës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.