Reagon Thaçi: Nuk ka nevojë të përzihemi në zgjedhjet e huaja NULL NULL 24.09.2017 09:40 24.09.2017 09:40 Thirrja e Lëvizjes Vetëvendosje, që qytetarët kosovarë mos ta votojnë partinë e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e së dielës në Gjermani, ka nxitur reagime edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Në një intervistë dhënë RTK-së Presidenti i vendit, thotë se nuk është punë e Kosovës që të interferoj në zgjedhjet e nesërme në Gjermani, ndërsa në emër të kosovarëve e falënderon popullin gjerman dhe kancelarën Merkel për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në situatat më të vështira, transmeton Klan Kosova. ”Nuk është e jona të inteferojmë në asnjë rrethane në këto zgjedhje, por duhet ta falënderoj kancelaren Merkel dhe popullin gjerman për ndihmën e madhe që kanë dhënë për popullin dhe shtetin e Kosovës në situatat më të vështira”, ka deklaruar Thaçi. Kancelarja Merkel, sipas tij, ka treguar humanitetin, lidershipin dhe vizionin e saj, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe më gjerë, si një politikane me vizion global. ”Prandaj edhe sot edhe nesër edhe përjetësisht, shqiptarët ku do që jetojnë, në Kosovë, në Gjermani do t’i jenë mirënjohëse kancelares Merkel, të cilës i dëshirojmë sukseset më të mira”, është shprehur Thaçi për televizionin publik, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë