Reagon Pacolli: Do ta denoncoj Enver Hasanin NULL NULL 05.01.2017 22:27 05.01.2017 22:27 Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, ka reaguar ndaj një deklarate të Enver Hasanit, dhënë për një nga mediat kosovare. Ish – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka thënë se ‘’Njerëz të Begjet Pacollit i kanë ofruar atij 1 milion euro, për të ndryshuar një vendim rreth ‘’Rastit Pacolli’’. Megjithatë në një postim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka mohuar diçka të tillë duke shtuar se deklaratat e dhëna nga Enver Hasani, janë gënjeshtra dhe kanë qëllime dëmtimin e personalitetit të tij e për një gjë të tillë ai ka vendosur dhe që ta denoncojë atë. ‘’Enver Hasani, unë neser do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim. O Zot …. kush e ka udhëhequr Gjykaten Kushtetuese të Kosovës!!! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës’’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 11 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë