Reagon më në fund Enca (FOTO) NULL NULL 13.04.2018 17:19 13.04.2018 17:19 Me shpejtësi ishte shpërndarë lajmi se gazetarja Dasara Karaiskaj, në emisionin e saj në MCN Radio, kishte reaguar kundër një postimi të Encës. “Gjakrat” janë nxehur edhe më tepër kur në këtë çështje është futur edhe motra e Encës, e cila ka ofenduar me të njëjtën monedhë gazetaren. Teksa rrjeti është ndarë në dy, ku disa thonë se Dasara bëri shumë mirë që foli kundër postimit të Encës dhe të tjerë i janë kundërvënë asaj, duket se më në fund kemi dhe një reagim nga vetë këngëtarja. Në Instastory kjo e fundit ka shkruar thjesht: “Mos më humb më kohë zemër” – duke e specifikuar fjalën zemër me një konotacion ironik, shkruan blitz. A do të jetë ky fundi i këtij “sherri” virtual? Për aq kohë sa edhe Dasara është një gazetare që ka qejf t’i shprehë të vërtetat e saj hapur, mundësia është që kjo çështje të vazhdojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.