Reagon Drejtori i Recording Academy: “S’kishte probleme në Grammy” NULL NULL 15.02.2017 17:21 15.02.2017 17:21 Artistët përfshirë Solange Knowles dhe Frank Ocean kanë folur kohët e fundit në lidhje me Grammys dhe garën, dhe tani, Drejtori i Recording Academy Neil Portnow i është përgjigjur pyetjeve në një intervistë të re, transmeton Klan Kosova. Asnjë artist me ngjyrë nuk e ka fituar “Albumi i Vitit” që nga viti 2008 kur fitoi Herbie Hancok. Në ceremoninë e të dielës, Adele fitoi çmimin për albumin e vitit me “25”, duke lënë prapa Beyonce me “Lemonade”. “Unë nuk mendoj se kishte probleme në garë”, ka thënë Neil. “Mos harroni, ky është një çmim i miratuar nga kolegët. Pra, kur ne themi Grammys, nuk është një entitet i korporatave por është një akademi me 14 mijë anëtarë. Ata kanë për t’u kualifikuar në mënyrë që të jenë anëtarë, që do të thotë të kenë regjistruar dhe bërë muzikë, dhe kështu që ata janë lloj i ekspertëve dhe niveli më i martë i profesionistëve në industri”, ka thënë Neil. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë