Reagojnë institucionet kosovare, sulmi kibernetik i Serbisë nuk pati asnjë efekt negativ NULL NULL 07.12.2018 16:20 07.12.2018 16:20 Menjëherë, pas raportimit në media se rrjeti qeveritar i institucioneve të Kosovës, është prekur nga një sulm kibernetik i Serbisë, ka reagim nga Ministria e Administratës Publike. Ata njoftojnë se nuk ka asnjë ndryshim te ndonjë e dhënë e zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës , njofton Klan Kosova. “Me qëllim të sqarimit të opinionit publik ju bëjmë me dije se, me rastin e këtij sulmi, Sistemi i Postës Elektronike Zyrtare të zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk ka pësuar asnjë ndryshim, te ndonjë e dhënë, në kuadër të email-ve zyrtarë të shtetit”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga MAP-ja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë