Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagimi i binjakeve, kur kuptojnë se cila është më e vjetër e cila më e gjatë (VIDEO)

NULL NULL
02.11.2016 21:59

Dy vajza të vogla nuk mund të ishin më të lumtura, se sa në momentin kur iu kumtohet lajmi se janë binjake dhe madje shumë të ngjashme.

Por kur njëra mësoi se është një minutë më e re, atëherë lindi problemi.

Ava dhe Alexis, tre vjeçare nga West Orange i New Jersey ishin plot gaz në fytyrat e tyre, kur e ëma Ami ua tregoi të vërtetën, se kanë datë të njëjtë të lindjes dhe duken njësoj.

Por që buzëqeshja iu shua Alexis kur e kuptoi se është një minutë më e re se e motra.

“Unë dua të jem e madhja”, belbëzonte Alexis.

“Por unë jam vetëm një minutë më e madhe”, përgjegjej Ava, e cila vendosi dorën në mjekrën e motrës për ta ngushëlluar atë.

Por që nuk vonon dhe ndërrojnë rol. Pasi Ava e kupton se është pak më e shkurtët për nga shtati, dhe këtu kjo plasë në vaj, kurse Alexis e përqafon fort, shkruan NBC New York, transmeton Klan Kosova.

Dhe kjo thuhet se është natyra e vërtetë e binjakeve, dhurojnë përqafime dhe dashuri të pafundme për njëra-tjetrën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.