Raundi i ri i bisedimeve Prishtinë – Beograd më 16 dhe 17 nëntor NULL NULL 02.11.2016 14:31 02.11.2016 14:31 Raundi i ri i bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel do të mbahet më 16 dhe 17 nëntor. Kështu raporton gazeta serbe “Danas” duke iu referuar burimeve diplomatike, përcjellë Klan Kosova. Sipas burimeve të kësaj gazete, temë kryesore e diskutimit në këtë raund bisedimesh, do të jetë liria e lëvizjes si dhe zbatimi i marrëveshjes së arritur më parë “që ka të bëjë me menaxhimin e integruar të vendkalimeve”. Edhe në këto bisedime delegacioni nga Kosova do të drejtohet nga Edita Tahiri, ministre për dialog si dhe Marko Gjuriq, shef i zyrës serbe për Kosovën, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 28 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 42 minuta më parë