Raundi i dytë i votimit për Kosovën në INTERPOL pas 20 minutash NULL NULL 20.11.2018 09:40 20.11.2018 09:40 Kosova nuk ka marrë 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimeve. Raundi i dytë i votimit pritet të fillojë pas 20 minutash. Në raundin e parë 76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar. Sipas asaj që merr vesh Klan Kosova, Arabia Saudite dhe Turqia kanë mbështetur anëtarëismin e Kosovës në INTERPOL. Në ndërkohë, Bjellorusia dhe Maroku janë deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL kanë dalur edhe Kina dhe Namibia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë