Rasti “Mayorga”, akuzat ndaj Ronaldos hyjnë në një faze të re NULL NULL 16.01.2019 17:53 16.01.2019 17:53 Çështja Mayorga-Cristiano Ronaldo është pasuruar me zhvillime të reja. Avokati i vajzës, që akuzon sulmuesin e Juventusit për përdhunim në vitin 2009 në Las Vegas, Lesli Mark Stovall ka mbërritur tashmë në Londër, për të zhvilluar një takim me Jasmine Lennard, një nga ish-të dashurat e futbollistit, me këtë të fundit që kishte deklaruar se zotëronte prova kompromentuese për Ronaldon. Takimi u konfirmua nga një prej anëtarëve të zyrës ligjore “Stovall&Associates”, por nuk u dhanë detaje në lidhje me temën e diskutimit. Ditë më parë, Jasmine Lennard, ish-konkurrente e “Big Brother” në Britani, e përkufizoi Cristiano Ronaldon si një “djalë mamaje milioner, metroseksual, psikopat e me një personalitet bipolar”. Ajo shtoi në deklaratën e saj se, “ishte gati që të ndihmonte Kathryn Mayorgën në betejën ligjore me Ronaldon për përdhunim, duke përmendur edhe ekzistencën e provave kundër tij”, shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova. Avokati i Mayorgës, Stovall iu përgjigj menjëherë këtij apeli për të nisur betejen në gjykatë, në mënyrë që të anulojë akordin e firmosur në atë kohë nga klientja e tij dhe futbollisti portugez për mospublikimin e ngjarjes dhe për të vijuar me goditjet e tij ndaj portugezit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024