Rastësi: Gjashtë gra vishen njëjtë në një dasmë (FOTO) NULL NULL 20.09.2017 13:00 20.09.2017 13:00 Është gjithmonë një makth kur je pjesë e një dasme dhe sheh dikë me të njëjtën veshje. Gjatë gjithë kohës, mundoheni të shmangni personin tjetër për të mos qenë, së bashku pjesë e një fotografie. Por, një rast i tillë ka ndodhur me gjashtë gra të ndryshme, të cilat ishin pjesë e një dasme, e të cilat ishin të veshura me të njëjtën veshje – ato nuk ishin shoqërueset e nuses! Fustani kushton gati 100 euro dhe është e markës Forever News, një linjë veshje australiane, transmeton Klan Kosova. Fotografia është postuar në Facebook dhe ka marrë mbi 38 mijë pëlqime dhe mbi 9 mijë komente, për këtë rastësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.