Rashica shënon në “festivalin e golit”, eliminohet Twente e Celinës NULL NULL 22.09.2016 22:32 22.09.2016 22:32 Milot Rashica ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje zyrtare për këtë sezon, duke kontribuar në suksesin 7-2 të skuadrës së Viteses në Kupën e Holandës ndaj ekipit të De Dijk. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ishte si zakonisht titullar për ekipin e tij, i cili e dominoi plotësisht ndeshjen duke e kthyer në një stërvitore të mirëfilltë. Rashica gjeti rrjetën në minutën e 84-t të duelit, duke shënuar golin e 6 për ekipin e tij, shkruan PanoramaSport Ndërkaq, në fushë ka qenë edhe Bersant Celina, me fanellën e Tuentes. Por këtë radhë sulmuesi i Kosovës nuk ka qenë në formën më të mirë dhe ekipi ka vuajtur shumë përballë Utreht, duke u eliminuar nga Kupa që në raundin e parë pas humbjes 3-1 në shtëpi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.