Rashica dhe Meha i bashkohen Kosovës, Xhaka dhe Januzaj debutojnë me skuadrat e reja (VIDEO) NULL NULL 15.08.2016 21:30 15.08.2016 21:30 Debutoi në ndeshje kundër Luksemburgut. Por mesfushori Milot Rashica përkundër paraqitjeve mbresëlënëse me klubin e tij Vitesse, u la jashtë listës së futbollistëve të ftuar nga trajneri i Shqipërisë, De Biasi për Euro 2016, njofton Klan Kosova. Pas pranimit te Federatës se Futbollit të Kosovës në instancat më të larta ndërkombëtare të këtij sporti, vushtrriasi vendosi që tutje të vesh fanellën e përfaqësueses së vendit të lindjes. Zgjedhjen e tij ai nuk e quan si kundërshtim për kuqezinjtë, por si zgjedhje për vendin te cilit i takon. E një veprim të tillë e ka bërë edhe një tjetër tashmë ish lojtari i kombëtares shqiptare. Kosovën po dëshiron ta përfaqësoj edhe Alban Meha, që poashtu nuk ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016. Ndryshe, futbollistë të ndryshëm shqiptarë vikendin që shkoi e bënë debutimin e tyre zyrtarë me skuadrat e reja. Superblerja e Arsenalit, Granit Xhaka hyri si zëvendësues në ndeshjen e tij të parë në Premier League. Debutim bëri edhe Adnan Januzaj për Sunderlandin, veçse ky ka vite që luan në Premier League. Por ndeshja e pare ne Premier Lige, i shkoi për shtati shqiptarit Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një super gol për skuadrën e tij Stoke City, që barazoi 1-1 me Middlesbrough. Një perlë e lansoi edhe kosovari nga Klina Shkëlzen Gashi, qe mbron ngjyrat e skuadrës Colorado Rapids. Kronikë nga Liridon Zeqiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.