10:30, 14 Qershor 2018

Marcus Rashford prapë ka munguar në stërvitjet e Anglisë para ndeshjes së parë të këtij Kampionati Botëror, që Anglia e zhvillon ndaj Tunizisë.

Talenti i United ka pësuar një goditje në gju, por kampi i Anglisë thotë që lëndimi nuk është shqetësim i madh.

Sidoqoftë, talenti anglez kishte munguar edhe në seancën e parë stërvitore para ndeshjes së parë të Tre Luanëve.