Rashel flet për lidhjen me Noizyn NULL NULL 23.03.2017 17:00 23.03.2017 17:00 Vazhdimisht po raportohet për një lidhje të mundshme mes reperit Noizy dhe bukuroshes Rashel Kolaneci. Shkak për këto zëra u bënë disa foto të Noizyt në Venezia dhe të Rashelit po në Itali, duke aluduar se ata kishin bërë një ‘arratisje romantike’ në qytetin e gondolave, por e kontaktuar nga ‘Xing.al’, Rashel ka hedhur poshtë çdo zë të mundshëm mbi një lidhje me reperin. ”Asgjë nuk është e vërtet, unë ndodhem në Padova, qytet tjetër italian dhe kam ardhur këtu me familjen!”, ka thënë Rashel. Në fakt duke qenë se bukuroshja është vetëm 17 vjeç, ajo nuk mund të udhëtoj jashtë vendit pa njërin prej prindërve ose pa një prokurë të veçantë prej tyre, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.