Raporti, SHBA kritikon Kosovën (VIDEO) NULL NULL 21.04.2018 20:14 21.04.2018 20:14 Departamenti amerikan i shtetit thotë se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI. Raporti i përvitshëm i publikuar mbrëmë thekson se strukturat e drejtësisë ishin subjekt i ndërhyrjeve politike me emërime të diskutueshme dhe mandate të paqarta. Gjykatat janë të ngarkuara me lëndë të pazgjidhura, njofton Klan Kosova. Një mekanizëm për procedurat disiplinore kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve është në fuqi, por ishte joefektiv. Autoritetet nganjëherë nuk arritën të zbatonin urdhrat e gjykatës, duke përfshirë edhe ato të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht vendimet që ishin në favor të pakicave. Kronikën me detaje e ka përgatitur Kosovë Gjoci. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 26 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 40 minuta më parë