15:27, 9 Nëntor 2018

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bastisur një shtëpi të pabanuar në komunën e Ranillugut ku kanë gjetur dhe  sekuestruar një numër të konsiderueshëm të armëve.

Shtëpia është pronë e të dyshuarit J.S, i cili gjatë bastisjes nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Dy armë të gjata AK 47, dy armë të gjata gjysmë automatike, 142 fishekë të kalibrit 7.62mm, gjashtë karikator të zbrazur të armës AK 47, dy motorolla të ish-policisë, katër granata dore e të tjera.

Për këtë rast do të vazhdohet me procedura hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje.