Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin (FOTO) NULL NULL 27.07.2017 00:27 27.07.2017 00:27 Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, është takuar me Labinot Tahirin, tashmë deputetin e zgjedhur nga radhët e Aleancës Kosova e Re. Ka qenë Tahiri, ai i cili gjatë gjithë ditës është komentuar për atë se a do ta votojë Haradinajn për kryeministër, pasi ka qenë konfuz në deklaratën e tij para mediave. Megjithatë duket se një takim tashmë ka ndodhur ndërmjet Haradinajt dhe Tahirit, detajet e të cilit akoma nuk dihen, njofton Klan Kosova. Haradinaj e Tahiri, sipas një burimi të Klan Kosovës, janë takuar sonte në njërin nga hotelet në periferi të Prishtinës. Por vetëm pak momente më parë, vetë nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se asnjë nga deputetët e koalicionit LAA nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe as Veselin për kryetar kuvendi, përfshirë këtu edhe deputetin Tahiri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 minuta më parë