Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramush Haradinaj për Ushtrinë: Sot janë gëzuar ushtarët e Rugovës dhe Jasharit (VIDEO)

NULL NULL
14.12.2018 22:53

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se votimi në Kuvend për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës është dita më unifikuese që i ka ndodhur Kosovës deri tani.

Ai këto komente i bëri në emisionin Blic interView me Astrit Gashin duke shtuar se këtij momenti i është gëzuar “ushtari i Presidentit Ibrahim Rugova por edhe ushtari i legjendarit Adem Jashari”, transmeton Klan Kosova.

“Aleatët që kanë ndërhyrë në vitin 1999 në Kosovë, janë aleatët më të mirë edhe sot. Ata që kanë ndalur regjimin e Slobodan Millosheviqit në Kosovë”.

“Mendoj se dita e sotme është dita më unifikuese që i ka ndodhur Kosovës deri tani. Nuk e di se cila ditë tjetër na ka bashkuar neve më shumë”.

“Tani nuk kanë peshë mosmarrëveshjet e brendshme politike në një moment si ky. Sot të gjithë së bashku jemi duke e përjetuar këtë gëzim”.

“Nuk duhet ta harrojmë edhe përkrahjen e fuqishme të opozitës siç janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Jam thellë i bindur se të gjithë janë krenarë për këtë ditë të madhe”.

“Votimi në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri është momenti më i mirë për një deputet. Është një gëzim i pa përshkruar”.

“Ushtria është punë shumë e çmueshme. Është e Kosovës por edhe e aleatëve tanë. Ne jemi të interesuar për partneritet dhe paqe me të gjitha vendet rajonale, duke përfshirë edhe Serbinë”.

Intervistën e plotë të Haradinajt mund ta shikoni më poshtë:

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.