Ramush Haradinaj mbërrin në Gjykatë (FOTO) NULL NULL 12.01.2017 11:42 12.01.2017 11:42 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Gjykatën e qytetit të Colmarit në Francë ku edhe do të vendoset për lirimin, apo ekstradimin e tij në Serbi, njofton Klan Kosova. Haradinaj është ndaluar me katër janar nga autoritet franceze, për shkak të një urdhërarresti nga shteti i Serbisë i lëshuar në vitin 2004, njofton Klan Kosova. Fletarresti i Serbisë, e cila është pjesë e Interpolit, ka vlefshmëri edhe në Francë, ndaj autoritet atje e ndaluan. Më pas Gjykata kompetente në Francë vendosi që Haradinaj të mbahet në paraburgim derisa Serbia nuk paraqet një kërkesë për ekstradim. Haradinaj ishte arrestuar edhe njëherë në vitin 2015 në Slloveni, por pas disa ditësh ishte liruar. Kujtojmë që Haradinaj nën akuza të tilla kishte shkuar në Hagë ku edhe ishte gjykuar për t’u shpallur përfundimisht i pafajshëm në vitin 2012, njofton Klan Kosova. Sipas ekspertëve ligjorë, nëse Serbia kërkesën për ekstradim e bazon në akuzat e vjetra për Haradinajn, ai atëherë me siguri se do të lirohet, porse ekziston dyshim se Serbia ka përgatitur kërkesën bazuar në akuza të tjera, të reja, duke provuar kështu ta dërgojë Haradinajn për gjykim në Serbi. Foto nga Indeksonline klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë