Ramush Haradinaj: Kosova është shndërruar në fuqi botërore në xhudo NULL NULL 15.12.2018 13:48 15.12.2018 13:48 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për pjesëmarrjen në finale të World Judo Masters në Kinë. Ai ka thënë se ky ekip i fortë që ka përgatitur trajneri Driton Kuka, po e bënë krenar një komb të tërë, njofton Klan Kosova. “Lajmet triumfuese nuk kanë të ndalur për Kosovën, e cila është shndërruar në fuqi botërore në xhudo. E arta, Distria Krasniqi dhe e argjendta, Nora Gjakova, shkëlqyen edhe në finale të World Judo Masters në Kinë. Ekipi fenomenal që e ka ndërtuar Driton Kuka, po e bën krenar një komb të tërë! Ju lumtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut. Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë