13:06, 11 Janar 2019

Nëse Aaron Ramsey vendos që t’i injorojë ofertat jashtë vendit, atëherë ai mund ta favorizojë mundësinë e kalimit te Liverpool, sipas BBC-së.

Mesfushori i Arsenalit i cili po shkon drejt të bërit agjent i lirë, po kërkohet nga disa klube evropiane, përfshirë Juventusin, Bayern Munchen-in dhe Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse uellsiani do të vendosë që të mbetet në Angli, pavarësisht largimit nga Topçinjtë.