15:37, 12 Tetor 2018

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey nuk e ka ndërmend të largohet nga “Emirates Stadium” në janar, por ai do të mbetet si lojtar i lirë deri në fund të këtij sezoni, nëse Arsenali nuk i rinovon kontratën.

Uellsiani ka qenë objekt i shumë spekulimeve për të ardhmen e tij pas hyrjes në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me Topçinjtë.

Por ai nuk është i vetmi që është në një situatë të tillë, pasi më herët edhe Messut Ozil, Alexis Sanchez dhe Jack Wilshere ishin në të njëjtën pozitë sezonin e kaluar.

Ai nuk do të largohet sikur Sanchezi që bëri në janar, të paktën kështu u shpreh uellsiani kur foli para gazetarëve para ndeshjes me Spanjën.

“Unë jam i kontraktuar në Arsenal dhe unë do të bëj më të mirën tani në këtë sezon për të provuar dhe për të arritur diçka të veçantë”, u shpreh 27-vjeçari.

Në këtë edicion në Premier League, Ramsey është paraqitur në gjashtë nga tetë ndeshje duke arritur të shënoj një gol dhe tre asistime.

klankosova.tv