23:00, 16 Maj 2018

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, shpreson që ky klub ta fitojë titullin e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve.

“Ta kemi një mundësi të re që ta dëshmojmë edhe njëherë që jemi mbretër të Evropës është shumë pozitive”, ka thënë Ramos në një ngjarje të organizuar nga Movistar.

“Mund ta shijojmë edhe një tjetër finale dhe të tentojmë që ta ripaguajmë atë lumturi. Ta rrëmbejmë për të tretin vit me radhë do të kishte qenë një ëndërr”.

“Shpresoj që ta sjellim në shtëpi të tretën Ligë të Kampionëve me radhë”, tha Ramos pak ditë para finales së Kievit mes Real Madridit dhe Liverpoolit.